Transmetuar më 20-10-2017, 21:32

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur, ku një polic ka ngatërruar armën me plumba me atë elektrike, dhe si pasojë e kësaj ngatërrese ka plagosur një adoleshent në krah.

Kamerat e sigurisë të vendosura në uniformat e policisë, shfaqin momentin kur polici qëllon, dhe personi i plagosur dëgjohet duke thënë, “oh Zot më qëlloi”.

Ngjarja ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara, transmeton "Telegrafi".

Charles Gillis ishte njëri nga tre policët që iu përgjigjen një telefonate gjatë 9 tetorit. Gillis ishte munduar të “neutralizojë” 18-vjeçarin Jamel Jackson, nëna e të cili kishte kërkuar ndihmë pasi djali i saj e kishte goditur në fytyrë.

Si pasojë e mosbashkëpunimit mes të riut Jackson dhe policisë, ata deshën ta qetësojnë situatën duke e goditur me armë elektrike, por polici e ngatërroi atë me armën e vërtetë, duke e plagosur.

Ekipi i hetuesve ka deklaruar se gjithçka ka qenë aksidentale.