Transmetuar më 20-10-2017, 19:23

Në një marrëdhënie intime, çifti i lejon vetes të “eksperimentojë” pak më shumë kur burri dhe gruaja janë në shtrat.

Por ka disa raste kur vërtet duhet pasur kujdes. Sipas kërkimeve të bëra së fundmi, ka rezultuar se meshkujt që kryejnë seks oral me partnerët e tyre kanë një rrezik të lartë për t’u prekur nga një formë e rrallë e kancerit të gojës apo të fytit.

Duhanpirësit që kanë pasur më shumë se pesë partnerë seksualë janë në rrezik edhe më të madh për zhvillimin e kancerit të shkaktuar nga virusi njerëzor papilloma (HPV), i cili është shkaku kryesor i kancerit të qafës së mitrës.

Por shkencëtarët thonë se vetëm 0.7 për qind e meshkujve, ose thënë më ndryshe shtatë në çdo 1 mijë do të zhvillojnë ndonjëherë kancerin orofaringeal të HPV gjatë jetës së tyre.

Rreziku ishte shumë më i ulët midis grave, atyre që nuk pinë duhan dhe atyre që kishin më pak se pesë partnerë në jetën e tyre, ku kanë kryer seks oral.

Ka qindra lloje të ndryshme të HPV dhe ndërsa shumica janë të padëmshëm, rreth 12 mund të shkaktojnë kancer.

Sëmundja transmetohet në gojë dhe në fyt kryesisht duke kryer seks oral dhe duket se shkakton rreth 70 për qind të kancerit të këtij lloji. /k.k/noa.al/