Transmetuar më 20-10-2017, 19:06

Me akuzën për kontrabandë mallrash, një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Erzen Haliakaj, banues në Malësinë e Madhe, i cili kishte në automjetin e tij 700 kg duhan të grirë, gati për shitje.

Ngarkesa, që rezultoi kontrabandë, u zbulua gjatë kontrollit policor në rrugën Lezhë – Milot.

Njoftimi i policisë: “më datë 19.10.2017, në vijim të punës  për goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, në rrugën  Lezhë – Milot, u konstatua një mjet furgon tip Benz ku brenda tij kishte 700 kg duhan të grirë, i paketur gati për shitje”.

Arrestimi i personit u bë pasi nuk dispononte asnjë dokumentacion justifikues të këtij malli.

Metariale në ngarkim të tij iu referuar prokurorisë për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë”. /k.k/noa.al/