Transmetuar më 20-10-2017, 18:41

Dita e sotme ishte nga më të ngarkuarat sa i takon politikës, ku Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, diskutonte heqjen e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkon arrestimin e tij për trafik droge.

Ndërsa Tahiri ishte në siklet, pasi luhet jo vetëm karriera e tij politike, por edhe ajo personale, kolegu i tij Taulant Balla mori një lajm të gëzuar.

Ai është bërë baba i një vajze, pasi bashkëshortja e tij Irisi, pikërisht teksa i shoqi ndodhej në mbledhje, ka sjellë në jetë të voglën e tyre.

Irisi ka lindur në maternitetin mbretëresha Geraldine, e cila gëzon shëndet të plotë bashkë me të voglën.

Aktualisht Taulanti dhe Irisi, janë prindër edhe të një djali me emrin Robin. /a.y/noa.al