Transmetuar më 20-10-2017, 18:10

Një akt flijimi nga më të rëndët që mund të mendohet, është pasuar dhe me tre viktima të tjera. 

Një burrë i dëshpëruar pasi kishte mbetur i papunë, i vuri zjarrin apartamentit ku jetonte me vajzat e tij me moshë 3-11 vjeç, duke i dhënë fund jetës dhe tre prej vajzave.

Sakaq në gjendje të rëndë ndodhet vajza e katërt.

Ngjarja shokuese u shënua mëngjesin e sotëm në Como të Italisë, ku autori i kësaj ngjarje është një burrë nga Maroku. Nëna e vajzave, e cila rezulton me probleme psikike, nuk jetonte me to, por në një qendër të kujdesit mendor.

Familja trajtohej nga shërbimet sociale të Comos, për shkak të vështirësive të theksuara ekonomike.

Autori i ngjarjes me moshë 49 vjeç ishte me dokumente të rregullta në Itali. Apartamenti ku u shënua ngjarja tragjike ishte në pronësi të një fondacioni bamirës që pret persona në nevojë. /a.y/noa.al