Transmetuar më 20-10-2017, 17:59

Ditën e djeshme, e enjte, këngëtarja Enca Haxhiaj festoi ditëlindjen e saj të 22-të.

Në mbrëmje ajo organizoi një festë me miqtë e saj më të ngushtë, ku duket se është argëtuar pa masë.

E veshur me një fustan të bardhë sateni fare të shkurtër, Enca dukej mjaft e hijshme.

Por mes festës dhe kërcimeve, Enca ka provokuar keq.

Ajo është filmuar duke kërcyer twerk, ku dridhte në mënyrë sensuale të pasmet e saj.

Videon e këtij momenti e gjeni më poshtë, dhe duhet thënë se Enca e ka shijuar në maksimum festën e ditëlindjes. /a.y/noa.al