Transmetuar më 20-10-2017, 17:10

Nga dy miq e kolegë shumë të mirë, mes tyre lindi dashuria. Bëhet fjalë për çiftin më të ri të showbizit, këngëtarin Seldi Qalliu dhe këngëtaren Mimoza Shkodra.

Çifti simpatik pak javë më parë konfirmuan se janë në lidhje së bashku.

Por, dyshja kanë bërë edhe një hap më tej në lidhjen e tyre. Seldi e Mimoza kanë vendosur që dashurinë e tyre ta zyrtarizojnë me fejesë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për ‘Express’, menaxheri i Seldit, Avni Selimi.

“Mimoza e Seldi do të fejohen sonte. Fejesa do të bëhet në Zvicër me një festë private me rrethin e ngushtë familjar”, tha ai.