Transmetuar më 20-10-2017, 16:35

Në godinën qendrore të Pierre Cardin Home Albania, te autostrada Tiranë-Durrës, mbrëmjen e së enjtes u bë ceremonia e çeljes së Javës Orientale.

Ky është një event i përvitshëm që organizohet nga Pierre Cardin Home, kompania më e madhe në Shqipëri e produkteve të kualitetit të lartë për shtëpinë dhe arredimin e ambienteve private dhe publike.

Në këtë event mondan, morën pjesë emra të rëndësishëm të botës së artit, kulturës dhe medias.

Po ashtu ishin të pranishëm klientë në vite dhe të rinj të Pierre Cardin Home dhe Pierrre Cardin, brand-i më i mirë dhe më i njohur ndërkombëtar në Shqipëri i veshjeve për meshkuj.

Ardit Gjebrea, moderatori i njohur televiziv, drejtues i “E Diela Shqiptare” dhe producent i festivalit të përvitshëm “Kënga Magjike”, moderoi eventin.

Ai prezantoi në kuadrin e Javës Orientale, produktet më të njohura të Pierre Cardin Home që lidhen me këtë Javë.

Interes të veçantë pati ekspozimi i tapetëve të mrekullueshëm që shiten ekskluzivisht në Pierre Cardin Home.

Ardit Gjebrea vuri në dukje se tapetët që shiten në Pierre Cardin Home janë unikë, pra prodhohet vetëm një dhe është vetëm një i tillë në mbarë botën.

Interesant është dhe fakti tjetër që u evidentua në event, që këto tapetë janë punuar ekskluzivisht me dorë, me mëndafsh dhe kanë marrë deri në tetë vjet për t’u realizuar.

Përmasat janë nga më të ndryshmet, nga ato për dhoma të vogla ndenjeje në apartamente e deri për ato për vila dhe sallone të mëdha.

Java Orientale e nisur të enjten do të vazhdojë deri të enjten e ardhshme dhe kushdo që dëshiron të ketë në shtëpinë e vet një nga produktet e mrekullueshme që u prezantuan në Javën Orientale në Pierre Cardin Home, e përfiton me 35 për qind ulje çmimi. /noa.al/

VIDEO DHE FOTOGALERI/ ÇELJA E JAVËS ORIENTALE NË PIERRE CARDIN HOME Image may contain: 3 people, people smiling, people standing, shoes and textImage may contain: 6 people, people smiling, people standingImage may contain: 3 people, people standing and nightImage may contain: night and skyImage may contain: one or more people and outdoorImage may contain: sky, night and outdoorImage may contain: 4 people, people smiling, people standingImage may contain: 1 person, nightImage may contain: nightImage may contain: 1 person, standing and indoorImage may contain: 2 people, people standing and indoorImage may contain: 2 people, people standing and indoorImage may contain: 2 people, people sitting and indoorImage may contain: flower and tableImage may contain: 1 person, smiling, standing and stripesImage may contain: 1 person, sitting and babyImage may contain: 5 people, people smiling, people standingImage may contain: 4 people, people smiling, people sitting, table and indoorImage may contain: 3 peopleImage may contain: 14 people, people standing and indoorImage may contain: 5 people, people standing and indoorImage may contain: 6 people, people smiling, people standingImage may contain: 3 people, people smiling, people standingImage may contain: 3 people, people standingImage may contain: 3 people, indoorImage may contain: 4 peopleImage may contain: 4 people, people smiling, indoorImage may contain: 4 people, indoorImage may contain: 1 person, smiling, sitting and indoorImage may contain: 2 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 6 people, people smiling, people standing and shoes