Transmetuar më 20-10-2017, 16:34

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duket se kërkon të fitojë kohë, para se Këshilli për Mandatet dhe Rregulloren i Parlamentit, të vendosë nëse do t’i heqë ose jo mandatin e deputetit, pas akuzave për trafik droge, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrestimin e tij.

Mbledhja e Këshillit ka rinisur sërish rreth orës 16.30, pasi për afro një orë u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi prokurorët e Krimeve të Rënda, paraqitën prova që përbëjnë sekret hetimor.

Avokati i Tahirit, Artan Hajdari, deklaroi se ai dhe klienti i tij ndodhen në pamundësi reale për të përgatitur një mbrojtje sa më cilësore.

“Kërkojmë kohën e arsyeshme, për faktin se prokuroria mbërrin me pretendime të tjera shtesë dhe na duhet një mbrojtje që ti shërbejë jo vetëm panelit por edhe institucioneve të drejtësisë. E kuptoj rëndësinë e çështjes, por një mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat kohor prej tre ditësh”, u shpreh avokati i Tahirit.

Ai shtoi se ditën e hënë do të jenë gati që të paraqesin mbrojtjen të shkruar dhe të arsyetuar.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e ironizoi kërkesën, duke thënë: “Të jetë vallë taktikë për të shtyrë procedimin? Kjo nuk ju bën nder juve dhe as klientit tuaj. Të vazhdojmë një orë e më parë, boll u kemi dhënë kohë shkelësve të ligjit të prishin provat”.

Nga ana e tij socialisti Bledi Çuçi e cilësoi gjithë procesin si farsë, por shtoi se janë për të respektuar procedurat parlamentare dhe të drejtat përballë ligjit.

“Ky është rasti i parë që veprohet me këtë shpejtësi, a jemi brenda afateve procedurale? Pa diskutim jemi në ditën më të shpejtë të afatit”, u shpreh Çuçi, duke përkrahur kërkesën e avokatit të Tahirit.

Në fund, me veton e Gramoz Ruçit, mbledhja u shty për paraditen e nesërme, ora 10.30. Ruçi nuk e pranoi kërkesën e Tahirit dhe avokatit të tij që mbledhja të shtyhet për të hënën. Ai nuk pranoi as kërkesën e opozitës që mbledhja të mos ndërpritet deri në marrjen e një vendimi. /a.y/noa.al

Mbledhja për imunitetin e Tahirit rinis me dyer të mbyllura, prokurorët paraqesin prova sekrete

Tahiri “kryqëzon” Prokurorinë: Pse disa prova i nxirrni, e të tjera jo

Imuniteti në diskutim, Tahiri, prokurorit: M’u përgjigj! Kërkova të hetohet makina ime

Saimir Tahiri në prag të arrestimit, ky është avokati që ka zgjedhur ta mbrojë

Heqja e imunitetit, prokurori: Tahiri u kthye nga Greqia në makinën e Habilaj

Deklarata e fortë e Berishës: Tahiri ka marrë peng Edi Ramën

A nisi hetimi për Tahirin pas shkrimit në gazetë? Prokuroria ka këtë sqarim

Heqja e imunitetit, Prokurori sqaron pse kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit

Seanca për Tahirin me dyer të hapura, Prokuroria: Do përmendim emra

Këshilli i mandateve mblidhet për mandatin e Tahirit, Ruçi: Do shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë

Deklarata e Xhafajt për Tahirin, Basha: Presion ndaj prokurorisë, të japë dorëheqjen

Tahiri futet mes brohoritjesh në Kuvend: Duroni dhe prisni dhe pesë minuta

Xhafaj: Prokuroria po përdoret politikisht. Llalla: S’i ke të qarta ligjet e reja

Xhafaj: Provat që kam parë s’e fajësojnë Tahirin, Prokuroria po përdoret politikisht

Deklarata e fortë e Tahirit: Unë po shkoj në burg, po arrestohem

A ndiheni i tradhtuar apo kurban? Tahiri ka këtë përgjigje

Rrëfimi i Saimir Tahirit: Pse jam një hap larg arrestimit tim

Kërkesa për arrestimin, Rama: Drejtësi për të gjithë dhe këdo, Tahiri të vërtetojë pafajësinë