Transmetuar më 20-10-2017, 16:00

Kjo është pa diskutim një prej ditëve më të vështira për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ai doli sot para Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend, ku po diskutohet kërkesa për heqjen e imunitetit dhe më tej arrestimi i tij, si i akuzuar për trafik droge.

Por gjatë diskutimeve me dyer të hapura ku prokurorët Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani hidhnin akuza ndaj tij, Tahiri nuk e kontrolloi veten.

Në videon që gjeni më poshtë, mund të shihni nervozizmin e dukshëm të ish-ministrit, i cili lëkund këmbën në mënyrë të përsëritur.

Ish-ministri akuzoi Prokurorinë se disa sekrete hetimore i bën publike e të tjera jo.

Tahiri deklaroi se ka shumë pikëpyetje mbi materialin e sjellë nga Prokuroria. /a.y/noa.al

Tahiri “kryqëzon” Prokurorinë: Pse disa prova i nxirrni, e të tjera jo

Imuniteti në diskutim, Tahiri, prokurorit: M’u përgjigj! Kërkova të hetohet makina ime

Saimir Tahiri në prag të arrestimit, ky është avokati që ka zgjedhur ta mbrojë

Heqja e imunitetit, prokurori: Tahiri u kthye nga Greqia në makinën e Habilaj

Deklarata e fortë e Berishës: Tahiri ka marrë peng Edi Ramën

A nisi hetimi për Tahirin pas shkrimit në gazetë? Prokuroria ka këtë sqarim