Transmetuar më 20-10-2017, 15:38

Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë ditës së sotme.

Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar rrugën.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në rrugën Pogradec-Qafe Thanë në vendin e quajtur “Guri i Kuq”.

Adrian Haxhillazi, 48 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin  “Daimler Crysler” me targë AA691NN, ka aksidentuar këmbësorin H.Ç., 73 vjeç, banues në Pogradec.

I dëmtuari pas ndihmës së marrë në spitalin e Pogradecit, u nis në Tiranë për mjekim më të specializuar, për shkak të gjendjes së rëndë.

Nga ana e uniformave blu, u bë arrestimi i 48-vjeçarit, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese