Transmetuar më 20-10-2017, 15:25

Dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku pati të shtëna me armë zjarri pranë zonës së Universitetit në qytetin e Elbasanit.

Rreth mesditës së sotme pas një konflikti të çastit, një person qëlloi me armë zjarri në ajër.

Në fotografitë që shoqërojnë shkrimin, gjeni pamje nga vendi i ngjarjes.

Gjatë këqyrjes së vendit të ku u shënuan të shtënat, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri pistolete.

Aktualisht policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që nuk ka asnjë person të dyshuar. /a.y/noa.al

Elbasan, konflikti përfundon me armë zjarri