Transmetuar më 20-10-2017, 15:15

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, reagon lidhur me takimin që pati mesditën e sotme me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe atë të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.

“Takim konstruktiv me ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Mbështetje teknike dhe financiare për strategjinë e re në luftë kundër krimit të organizuar”, shkruan Xhafaj në Tëitter.

Më tej bën me dije një lajm të cilin e cilëson si shumë të pritur nga ambasadori amerikan, “Shumë shpejt mbërrijnë në Tiranë ekspertët e FBI që do vendosen në Ministrinë e Brendshme. Faleminderit SHBA!”

Takimi i Xhafaj me ambasadorët vjen, lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri në lidhje me ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik droge dhe ndaj të cilit Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon heqjen e imunitetit me qëllimi arrestimin.

Mëngjesin e sotëm Xhafaj tha para gazetarëve se nga provat që ai ka parë për çështjen e Tahirit nuk e fajësojnë ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa shtoi se persona pa kontribut në Prokurori sipas tij po përdoren politikisht.

Ai deklaroi se segmente të Prokurorisë po përdoren politikisht.

“Provat që kam parë nuk e fajësojnë Tahirin. Njerëz pa kontribut në Prokurori po e përdoren politikisht. Pra nga ato që kam parë dhe jam bërë publik. Nëse Prokuroria ka çështja të tjera, le t’i shohë. Por, para se të jem ministër, jam ligjvënës, jurist dhe nga ky këndvështrim, precedentë të tillë janë të rrezikshëm: janë të rrezikshëm për drejtësinë dhe marrëdhëniet parlamentare. Nëse Prokuroria disponon prova të tjera mbetet për t’u gjykuar”, deklaroi Xhafaj. /a.y/noa.al