Transmetuar më 20-10-2017, 13:47

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi ka dëgjuar diskutimet mes përfaqësuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe deputetëve anëtarë të Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend, ku po diskutohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe më tej arrestimin e tij, është kthyer me pyetje.

Ai drejtoi disa pyetje për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke kërkuar nëse është referuar ndonjëherë material hetimor për shtetasit “Habilaj” përpara këtij rasti.

Ish-ministri mori përgjigje nga prokurori Besim Hajdarmataj, “Jo, nuk ka referim materiali”.

Më tej Tahiri e pyeti prokurorin, nëse ka dijeni se në shtator të vitit 2015 kur ai ka shkuar te Prokurori i Përgjithshëm për përfshirjen e makinës së tij nga Habilajt në trafik droge dhe ka kërkuar hetim dhe se procedimin penal që është mbyllur në 29.12 2015.

Prokurori u përgjigj se flet në cilësinë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Hajdarmataj i tha Tahirit, “Jeni përfshirë në një skandal politik, jeni këtu për të sqaruar pozitën tuaj”.

Tahiri iu kthye, “S’pres komente prej jush për skandale politike. Këto mi lini mua”.

Më tej tha “Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar për makinën time dhe përfshirje në trafik droge, u kam kërkuar të hetoni, mu përgjigj keni dijeni po ose jo për këtë hetim”.

Tahiri shtoi se fakti se ka shkuar personalisht në Prokurori për të kërkuar hetim, hedh poshtë çdo deklaratë të prokurorëve.

Në replikë, prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj i tha “Ju jeni mësuar me deklarata, ne nuk jemi mësuar. Ne hetojmë mbi çfarë dyshojmë”.

Deputeti demokrat Eduard Halimi, tha se Tahiri nuk mund të gjykojë prokurorët.

Kjo bëri që drejtuesi i mbledhjes Gramoz Ruçi, të reagojë, duke thënë se Tahiri mund të shprehë konstatimet dhe më pas të kalohet në çështjen për të cilën janë mbledhur.

Avokati i Tahirit, Artan Hajdari, deklaroi se koha duhet të jetë në favor të mbrojtjes dhe se standardet duhet të respektohen.

“Jemi përballë një kërkese të shoqëruar me relacion dhe nuk përmenden ato prova që janë thelbi i kërkesës për këtë autorizim delikat”, deklaroi ai.

Tahiri pyeti se përveç Artan Habilaj me të cilin akuzohet se ka udhëtuar me makinën që kishte shitur, pyeti se kush janë të tjerët.

“Kam dalë unë Saimir Tahiri, me ndonjë nga këta persona jashtë Shqipërisë siç deklaroni se kam dalë në katër data, po ose jo. Komisioni do gjykojë nëse unë do shkoj në burg ose jo. Datat konfirmohen nga sistemi Tims, apo hamendësoni”, pyeti Tahiri.

Nga ana e tij prokurori Besim Hajdarmataj tha se “Ne kemi paraqitur një kërkesë, rrethana, fakte dhe komisioni vendos. Pala ka të drejtë të mbrohet, të argumentojë, por nëse vazhdojmë me pyetje-përgjigje kjo vazhdon pafund”.

Ruçi tha se prokurori nuk ka detyrim të bëjë gjykime të pjesshme apo të plota.

Hajdarmataj deklaroi se nuk ka asnjë lloj arsye të përgjigjet. /a.y/noa.al 

Saimir Tahiri në prag të arrestimit, ky është avokati që ka zgjedhur ta mbrojë

Heqja e imunitetit, prokurori: Tahiri u kthye nga Greqia në makinën e Habilaj

Deklarata e fortë e Berishës: Tahiri ka marrë peng Edi Ramën

A nisi hetimi për Tahirin pas shkrimit në gazetë? Prokuroria ka këtë sqarim

Heqja e imunitetit, Prokurori sqaron pse kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit

Seanca për Tahirin me dyer të hapura, Prokuroria: Do përmendim emra

Këshilli i mandateve mblidhet për mandatin e Tahirit, Ruçi: Do shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë

Deklarata e Xhafajt për Tahirin, Basha: Presion ndaj prokurorisë, të japë dorëheqjen

Tahiri futet mes brohoritjesh në Kuvend: Duroni dhe prisni dhe pesë minuta

Xhafaj: Prokuroria po përdoret politikisht. Llalla: S’i ke të qarta ligjet e reja

Xhafaj: Provat që kam parë s’e fajësojnë Tahirin, Prokuroria po përdoret politikisht

Deklarata e fortë e Tahirit: Unë po shkoj në burg, po arrestohem

A ndiheni i tradhtuar apo kurban? Tahiri ka këtë përgjigje

Rrëfimi i Saimir Tahirit: Pse jam një hap larg arrestimit tim

Kërkesa për arrestimin, Rama: Drejtësi për të gjithë dhe këdo, Tahiri të vërtetojë pafajësinë