Transmetuar më 20-10-2017, 13:08

Një konflikt i momentit mes disa personave ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Visarion Xhuvani” në Elbasan.

Gjatë një konflikti të çastit një person dyshohet të ketë qëlluar në ajër me armë zjarri.

Efektivët e policisë shkuan në vendngjarje, ku gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri pistolete.

Lidhur me këtë rast policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese