Transmetuar më 20-10-2017, 12:59

Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, thotë se hetimet kanë provuar se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka udhëtuar në makinë me të dyshuarin Artan Habilaj.

I pyetur në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend, nga deputetja socialiste Vasilika Hysi, nëse është e provuar se Tahiri ka udhëtuar me Habilaj, prokurori pohoi.

Ai tha se Saimir Tahiri në njërin nga udhëtimet, ndërkohë që ndodhej në Greqi ka udhëtuar drejt shtetit fqinj edhe Artan Habilaj.

“Rezultoi se në kthim ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është kthyer me automjetin e Artan Habilaj, mjet të cilin e ka patur në pronësi”, deklaroi Hajdarmataj.

I pyetur më tej se pse kërkohet të kontrollohet banesa e deputetit Tahiri dhe çfarë kërkohet të gjendet, prokurori deklaroi se “Ne po zhvillojmë hetimet, nuk mund t’ua themi këtu çfarë provash po kërkojmë”.

Nga ana e saj prokurorja Elisabeta Imeraj duke folur për arrestimin, tha se “Në funksion të administrimit të provave, siç dihet flitet për ish-ministrin e Brendshëm, duke qenë se janë nën hetim edhe persona të tjerë që mund të vazhdojnë të jenë në detyrë apo janë aktualisht në detyrë, ekziston rreziku i dëmtimit të provave, që t’i bëjë të pavlefshme të përdoren më pas”. /a.y/noa.al 

Deklarata e fortë e Berishës: Tahiri ka marrë peng Edi Ramën

A nisi hetimi për Tahirin pas shkrimit në gazetë? Prokuroria ka këtë sqarim

Heqja e imunitetit, Prokurori sqaron pse kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit

Seanca për Tahirin me dyer të hapura, Prokuroria: Do përmendim emra

Këshilli i mandateve mblidhet për mandatin e Tahirit, Ruçi: Do shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë

Deklarata e Xhafajt për Tahirin, Basha: Presion ndaj prokurorisë, të japë dorëheqjen

Tahiri futet mes brohoritjesh në Kuvend: Duroni dhe prisni dhe pesë minuta

Xhafaj: Prokuroria po përdoret politikisht. Llalla: S’i ke të qarta ligjet e reja

Xhafaj: Provat që kam parë s’e fajësojnë Tahirin, Prokuroria po përdoret politikisht

Deklarata e fortë e Tahirit: Unë po shkoj në burg, po arrestohem

A ndiheni i tradhtuar apo kurban? Tahiri ka këtë përgjigje

Rrëfimi i Saimir Tahirit: Pse jam një hap larg arrestimit tim

Kërkesa për arrestimin, Rama: Drejtësi për të gjithë dhe këdo, Tahiri të vërtetojë pafajësinë