Transmetuar më 20-10-2017, 12:54

Opozita po bëhet gati për përballje me kryeministrin Edi Rama. Këtë e ka paralajmëruar nënkryetari i parlamentit, deputeti i PD-së Edi Paloka.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Paloka shkruan se kërcënimet e ish-ministrit Saimir Tahiri mbrëmë "s’keni parë gjë akoma" e kanë dhënë efektin, pasi sipas tij, rilindasit kanë marrë urdhër të mbrojnë Ramën, jo Tahirin.

"Rilindja" në mbrojtje të Tahirit në Komisionin e Mandateve. Sigurisht me urdhër të Ramës. Megjithese një ditë më parë deklaruan se do ti hapnin rrugën procedimit penal , sot po duket qartë se urdhëri ka ndryshuar.

Kërcënimet e Tahirit mbrëmë ndaj Ramës ( "nuk keni parë asgjë akoma") dhe ndaj atyre "shokëve" që do lejonin arrestimin e tij, duket se e kanë bërë efektin. Sot "rilindasit" kanë marrë urdher të mbrojnë, jo Tahirin por Ramën”, shkruan Paloka. Më tej demokrati shsprehet se ky është akti i fundit, i cili sipas tij po u lejua do të jetë dhe akti i fundit të drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri.

“Kjo nuk do të lejohet. Rama të bëhet gati për përballje. Përballja do të jetë pa asnjë kompromis dhe do të ketë vetem një fund , ate të Ramës dhe klikës kriminale”, shton Plaoka. /b.l/noa.al/