Transmetuar më 20-10-2017, 12:36

Duket se fatin për të takuar pjesëtarë të familjes mbretërore britanike këtë radhë e kishte superylli nga Kosova Rita Ora.

Ajo është pritur në pallatin mbretëror në Kensington nga princi William dhe Harry. Pritja ishte organizuar për Heronjtë adoleshentë të 2017 nga Radio 1.

William dhe Harry, të dy dukeshin të lumtur që po takonin të rinjtë me histori inspiruese. Ndërkaq pas këtij aktiviteti Rita Ora, ka publikuar këngën më të re ‘Anywhere’.

Ky produksion muzikor që në orët e para të mëngjesit ka filluar të dëgjohet në radiot britanike, ku në BBC Radio, Ora dha premierën e saj.

Kjo këngë është e disponueshme në të gjitha faqet muzikore për tu dëgjuar e shkarkuar teksa videoklipi akoma nuk është publikuar, pasi tashmë është e njohur formula e tregut ndërkombëtar.

Fillimisht publikohet kënga e më pas edhe spoti. Mirëpo, Rita nuk i ka rezistuar tundimit dhe ka postuar disa sekuenca që mund ti shihni më poshtë.