Transmetuar më 20-10-2017, 12:28

Presidenti i vendit Ilir Meta priti sot në takim, Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Në një postim të bërë në Facebook, kreu i shtetit informon mbi përmbajtjen e takimit.

“E falenderova mikun e të gjithë shqiptarëve z.Gianni Buquicchio, President i Komisionit të Venecias, për kontributin vendimtar që ka dhënë ky komision për ndërtimin e konsensusit në vend për reformat e mëdha, e në veçanti për Reformën në Drejtësi”, shkruan Presidenti.

Ky postim i tij vjen ndërkohë që paralelisht po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend, ku kërkohet heqja e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri si i akuzuar për trafik droge dhe më tej arrestimi i tij.

Deri më tani kreu i shtetit ka shmangur çdo koment për këtë hetim dhe akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë Saimir Tahiri në një intervistë televizive, mbrëmjen e së enjtes tha se “Ilir Metën e kam armik që nga dita e parë si ministër”. /a.y/noa.al

A nisi hetimi për Tahirin pas shkrimit në gazetë? Prokuroria ka këtë sqarim

Heqja e imunitetit, Prokurori sqaron pse kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit

Seanca për Tahirin me dyer të hapura, Prokuroria: Do përmendim emra

Këshilli i mandateve mblidhet për mandatin e Tahirit, Ruçi: Do shqyrtojmë kërkesën e Prokurorisë

Deklarata e Xhafajt për Tahirin, Basha: Presion ndaj prokurorisë, të japë dorëheqjen

Tahiri futet mes brohoritjesh në Kuvend: Duroni dhe prisni dhe pesë minuta

Xhafaj: Prokuroria po përdoret politikisht. Llalla: S’i ke të qarta ligjet e reja

Xhafaj: Provat që kam parë s’e fajësojnë Tahirin, Prokuroria po përdoret politikisht

Deklarata e fortë e Tahirit: Unë po shkoj në burg, po arrestohem

A ndiheni i tradhtuar apo kurban? Tahiri ka këtë përgjigje

Rrëfimi i Saimir Tahirit: Pse jam një hap larg arrestimit tim

Kërkesa për arrestimin, Rama: Drejtësi për të gjithë dhe këdo, Tahiri të vërtetojë pafajësinë