Transmetuar më 20-10-2017, 08:28
Publicitet

Cila është gjëja e parë që bëjmë kur ndahemi nga i dashuri apo grindemi me shoqen e ngushtë? Fshijmë të gjitha fotot e përbashkëta që kemi në rrjetet sociale dhe nëse ndarja është përfundimtare mund edhe t’i bëjmë ‘block’.

Nëse në rrjetet e tjera sociale (Facebook, Instagram) është e lehtë për ta kuptuar nëse ai/ajo ju ka bërë block, në WhatsApp nuk është aq e lehtë  pasi numri i tij/saj figuron në kontaktet tuaja dhe nuk ka ndonjë shenjë dalluese që ju njofton.

Për këtë arsye ne po ju sjellim katër shenjat që ju tregojnë se ju sapo jeni bërë pjesë e listës së personave të padëshiruar për të.

1.Ju nuk mund të shikoni dot se kur është hera e fundit që ai ka qenë online

2.Nuk i shikoni dot foton e profilit në WhatsApp.

3.Të gjitha mesazhet e juaja kanë shenjë ‘tick’ vetëm një herë që tregon se mesazhi është dërguar, dhe jo dy herë që tregon se mesazhi është marrë.

4.Ju po krijoni një grup chat-i, por nuk mund ta shtoni “atë”.