Transmetuar më 20-10-2017, 00:47

Një histori e dyfishtë tradhtie është rrëfyer nga një vajzë, e cila thotë se ka marrëdhënie intime me bashkëshortin e mikeshës së saj më të mirë.

Ajo shprehet se e dashuron burrin e shoqes, por këtë të fundit nuk dëshiron ta lëndojë.

Ja historia e rrëfyer për “ShkodraNews”.

“Shoqja ime dhe unë jemi njohur që në klasën e parë dhe ende sot jemi mikesha të ngushta. Të dyja jemi 31 vjeçe. Unë jam beqare, njëherë kam qenë e fejuar, por ai pinte drogë.

Kurse shoqja është e martuar prej 7 vitesh, me atë që sot është dashuria e jetës time.

Gjithçka nisi kur një verë, ngaqë nuk bëj pushime sepse nuk kam me kë të shkoj, se dihet mentaliteti jonë nga Mirdita, shoqja më lut që të shkoj me ta.

Ata nuk kanë fëmijë dhe atë periudhë po tentonin të kishin, por pa sukses.

Nejse pranoj dhe ikim të tre në Velipojë, kishin marrë kabinë dhe unë flija në një divan afër ballkonit.

Ditët e para gjithçka “OK”. Por nga mesi pushimeve burri shoqes dilte natën nga dhoma se e hanim mushkonjat dhe vinte nga ballkoni. Normal unë isha në këmishë nate, edhe e pranoj se trupin e kam hata. E kështu çohesha dhe i bëja pak muhabet.

Ai normal pa bluze e kështu nata nisi të na bënte që të na ziente gjaku të dyve. Na merrej fryma kur ishim afër, ishte në ajër kimia. Shoqja flinte gjumë.

Kur po hynim brenda, tek dera ngecëm të dy dhe kontakti i trupit e bëri atë të më puthte me sa kishte forcë. Pak nga frika se mos na kapte shoqja, pak nga emocioni, jam ndjerë super femër.

Një natë tjetër e bëmë në ballkon, nuk kishte ndjesi më të bukur, por prapë me zemër në dorë. Ndihesha keq për shoqen, por ai më rrëfeu se mes tyre nuk ka pasion.

Lidhjen e vazhduam dhe pas pushimeve, por tani ka ardhur koha që të ndahet. Ai thotë se nuk do ta lëndojë e se bashkë u nxituam pak dhe duhet ta mendojmë mirë. Por unë e dashuroj, unë sakrifikova shoqen për të. Ai vetëm hesht. A duhet t’i jap kohë?”, shkruan ajo.