Transmetuar më 19-10-2017, 23:08

Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit kanë marrë nga një pikë në përballjen mes tyre gjatë mbrëmjes së sotme.

Takimi i luajtur në “Elbasan Arena”, përfundoi me rrjeta të paprekura.

Skënderbeu ka luajtur mirë në këtë përballje por nuk ka mundur të gjejë dot rrugën e rrjetës.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të zhvillohet pas dy javësh në Beograd.

Takimi tjetër në Grupin B, Dinamo Kiev-Young Boys përfundoi gjithashtu në barazim me rezultatin 2-2.

Pas këtij barazimi, Skënderbeu vazhdon të mbetet në vendin e fundit me dy pikë, po aq sa ka edhe Partizani i Beogradit në vendin e tretë.