Transmetuar më 19-10-2017, 20:54

Nga Spartak Ngjela

Lamtumirë Rama!

Ike me turp nga kjo punë.

Dy herë është shitur partia që drejton sot Ramë ziu: një herë e bleu Enver Hoxha me paratë e Ibrahim Biçakut, në vitin 1941; dhe herën e dytë e bleu Edi Rama me leje ndërtimi, duke qënë kryetari më abuziv i bashkisë së kryeqytetit në të gjithë historinë e kësaj bashkie.

I.

Rama po shkon drejt fundit të vet. Implikimet e stafit të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar sigurisht që do të jenë çështjet kryesore të SPAK-ut.

Ndërkohë bëhet e ditur se ministrat e Ramës janë të përgjuar që nga viti 2013. Çfarë i duhej këtij kaqoli që të mashtronte perëndimorët, dhe të shkonte sa nga Stambolli në Moskë!

Ndërkohë Gjermania dhe USA i dhanë 3 vjet kohë Ramës që të bënte reformën, por më pas e mbyllen si kapitull Ramën…. kuptuan qe nuk realizon dot reforma perendimore, qe ata i duan për të implementuar sistemin e vet demokratik në Shqipëri, në funksion të ngritjes së Shqipërisë si aleati i tyre kryesor në politikën për Ballkanin Perëndimor.

Tani, pas Tahirit, Ramës po i kërkohet dhe po shkon drejt penalizimit edhe sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë.

Ndërkombëtarët po godasin stafin e ngushtë të Ramës. Pse?

Ja, kjo është pyetja që duhet të ngrerë gazetaria shqiptare, e jo të merret vetëm me faktin. Nuk e kuptoni që gjithçka po ngrihet kundër Ramës?

Krimit shtetëror po i hiqet kallaji.

Kot shqetësoheni; nuk ka më shpëtim. I mërzitur ishte dje edhe Basha. E kishin shpresën te Rama që të bllokonin Reformën në Drejtësi. Kalamaj këta që i solli në skenë historia e hidhur e Shqipërisë, por që tani janë drejt fundit.

Kanë marrë fund të gjithë. Reforma në Drejtësi është ingredienti kryesor i forcimit të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Shqiptarët me ndihmën e politikës amerikane po shkojnë drejt bashkimit të tyre federativ; dhe kjo do të ndodhë menjëherë sapo shqiptarët të mposhtin korrupsioni galopant Rama-Berisha dhe klientët e tyre.

Të gjithë antishqiptarët e korruptuar që kanë drejtuar këtë vend do të penalizohen.

Partia Socialiste nëse nuk merr masa kundër Ramës dhe bandës së tij, do shkojë drejt shkatërrimit.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al