Transmetuar më 19-10-2017, 09:49

Ventouris Ferries, kompania më e madhe e udhëtimeve detare, rikthen promocionin e vjeshtës, duke ofruar çmime shumë të ulëta për të gjithë udhëtarët me tragetët e saj bashkëkohorë në drejtim të Barit dhe Durrësit.

Kështu, Ventouris po mundëson jo vetëm tragetë luksi, me standardet më të larta të mjeteve lundruese të pasagjerëve në Europë, por edhe çmimet më të mira në treg.

Me promocionin e ri “Luaj hershëm”, nga Bari në Durrës ose nga Durrësi në Bari, mjaftojnë vetëm 22 euro për të udhëtuar në anijet Rigel të “Ventouris Ferries”, ndër më të mirat që lundrojnë në Adriatik.

NOA konfirmoi nga Ventouris Ferries se nëse prenoton biletën tënde tani dhe deri në 31 tetor 2017, përfiton çmimin 22 euro për udhëtim.

Kështu, për të udhëtuar nga Bari i Italisë në Durrës, apo nga Durrësi në Bari, për lundrime nga 1 nëntori i këtij viti dhe deri në 30 qershor 2018, ti përfiton nga tarifat speciale dhe paguan vetëm 22 euro për çdo udhëtim. /noa.al/