Transmetuar më 19-10-2017, 00:39

Sytë janë dritare të shpirtit. Ju mund të dini shumë për personalitetin e dikujt vetëm duke e shikuar në sy.

Sytë kanë një domethënie edhe për ju. Ata shfaqin atë që keni brenda. Mos mendoni shumë dhe zgjidhni një sy e shikoni se çfarë do të thotë ai për ju.

Syri #1

Ju jeni një person i hapur, një shpirt i mirë. Ju i dhuroni mirëseardhje çdokujt në jetë, qoftë nëse ai person rri apo largohet nga jeta juaj. Ju preferoni të rrezikoni dhe të lëndoheni se sa të mos provoni fare. Prioriteti juaj kryesor është t’i ndihmoni të tjerët.

Syri #2

Ju jeni për të mirën e përgjithshme. Ju gjithmonë shikoni për të bërë gjëra të mira për komunitetin tuaj. Ju e dini se veprimet tuaja bëjnë ndryshim, edhe nëse janë të vogla. Ju besoni se aktivizimi është “qiraja” që ju e paguani për të jetuar në këtë planet, shkruan Gazeta Express.

Syri #3

Ju jeni ai që keni telashe. E kaluara juaj ka qenë e keqe dhe ende ndikon në jetën tuaj. Ju po mundoheni të gjeni paqe. Pavarësisht kësaj, ju gjithmonë keni forcë të ngriheni dhe të luftoni për veten.

Syri #4

Ju jeni një filozof. Ju kërkoni kuptim të thellë në gjëra dhe jeni i bindur në aftësitë tuaja për t’i zgjedhur problemet në këtë jetë.

Syri #5

Ju jeni misterioz. Ju nuk e keni kuptuar ende veten dhe jeni shumë enigmatik për njerëzit që i keni përreth. Ju nuk flisni pa qenë i sigurt në atë që e thoni.

Syri #6

Ju jeni shumë i ndjeshëm. Ju i vëreni edhe detajet më të vogla dhe rrallë se harroni diçka, edhe nëse është diçka jo shumë e rëndësishme. Ju jeni i thyeshëm por nuk e tregoni vetën. Keni një intuitë të fortë dhe shpesh jeni i pari që i vëreni problemet përreth.

Syri #7

Ju jen një shpirt energjik. Ju jeni pasionant dhe i përsosur për rolin e udhëheqësit.

Syri #8

Ju jeni ai i çmenduri. Ju interesoheni në gjëra të pazakonshme, praktike dhe sisteme të ndryshme të besimit. Ju jeni quajtur i çuditshëm edhe kur keni qenë fëmijë. Mos u brengosni, pasi kjo është ajo që ju bën special. Ju qeshni pa frikë dhe jeni gjithmonë rehat.

Syri #9

Ju jeni ai me intuitë. Ju i kuptoni njerëzit, kulturat dhe gjithë botën. Ju mund t’i lexoni njerëzit si poezi dhe e dini se kur ju gënjejnë. Çdo veprim që e bëni e bëni me maturi dhe nuk manipuloheni.