Transmetuar më 18-10-2017, 23:50

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 19 tetor 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Kjo e sotmja do jetë një ditë e mrekullueshme për ata që janë në një lidhje. Atmosfera në mbrëmje nuk do jetë e ngrohtë, por e zjarrtë. Përgatituni për kënaqësi pa fund. Edhe beqarët do kenë një ditë me fat dhe të mbushur me takime impresionuese. Në planin financiar priten përmirësime për shkak të një projekti të suksesshëm që do përmbyllni.

Demi 

Ditë premtuese dhe e mbushur me momente harmonike kjo e sotmja për të dashuruarit. Marsi do ju nxitë të tregoheni më të hapur dhe të flisni edhe për gjërat që më parë nuk keni mundur. Beqarët do takojnë personin që aq shumë kanë ëndërruar. Sektori i financave do jetë gjithë kohës i mbrojtur. Kujdes! Kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni sa të doni. 

Binjakët

Sot do qëndroni më tepër kohë me partnerin/en dhe do flisni gjerë e gjatë për të ardhmen. Në mbrëmje mund të merrni një surprize të këndshme. Beqarët do kenë një dite të ngarkuar me punë dhe nuk do kenë kohë për dashurinë. Në planin financiar mos prisni që situata të përmirësohet vetë, merrni sa më shpejt masa. 

Gaforrja

Ditë e vështirë kjo e sotmja edhe për ju. Do kujtoni gabimet e njeri-tjetrit dhe besimi do ju venitet. Janë pikërisht yjet ata që do jenë të pozicionuar keq në qiellin tuaj dhe do sjellin probleme. Beqarët do kenë takime pa fund, por nuk do vendosin dot se cili person ju përshtatet më tepër. Në planin financiar gabimi me i vogël mund të jetë fatal. 

Luani

Situata në çift nuk do jetë e favorshme. Do jeni kokëfortë dhe nuk do i pranoni me lehtësi ato që do ju thotë partneri/ja. Nëse vazhdoni në këtë mënyrë mund të shkatërroni gjithë atë që keni ndërtuar. Beqarët do kenë ndryshime mjaft pozitive në jetën sentimentale. Buxheti nuk do jetë në një gjendje të keqe. 

Virgjëresha

Ditë shumë e vështirë dhe e mbushur me probleme të shumta kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do jeni për asnjë moment të qetë. Beqarët do bëjnë sakrifica jashtë çdo kufiri për të gjetur dashurinë. Në planin financiar nuk është momenti për të marrë hua edhe nëse situata do jetë e vështirë. 

Peshorja

Ditë pasionante dhe emocionuese kjo e sotmja për të dashuruarit. Do e kaloni me partnerin/en çdo moment të lirë dhe do arrini të flisni hapur për gjithçka. Beqarët do jenë të kënaqur edhe me ndonjë aventurë kalimtare. Financat do vijnë duke u përmirësuar pak nga pak. 

Akrepi

Do keni nevojë për më shumë siguri sot në jetën tuaj në çift në mënyrë që të merrni vendime të rëndësishme. Thuajani partnerit/es këtë. Beqarët do jenë shumë joshës dhe do kenë fat në dashuri. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj kështu që nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite jo gjithçka do shkojë mirë ndërmjet jush dhe atij/asaj që keni në krah. Herë pas here nuk do ju pëlqejnë ato që do ju thotë dhe kjo mund të ndezë debate. Beqarët do vazhdojnë ta kërkojnë kudo princin e kaltër, por mundësitë për ta gjetur do jenë të pakta. Financat do vijnë duke u përmirësuar. 

Bricjapi

Çiftet me shumë gjasë do fillojnë të mendojnë për një lidhje më serioze gjatë kësaj dite, mbase edhe për ndonjë bashkëjetesë. Beqarët nga ana tjetër, pas aventurave kalimtare dhe pa të ardhme, do mendojnë të krijojnë një lidhje afatgjatë. Mundësitë nuk do mungojnë. Në planin financiar mos u alarmoni me vështirësinë e parë që do ju dalë. 

Ujori

Në përgjithësi e vlerësoni mjaft partnerin/en tuaj për sjelljen ndaj jush, por sot në ndikimin negativ të planetëve do e kritikoni atë dhe nuk do jeni të kënaqur. Beqarët do qëndrojnë gjithë kohës në pritje, por nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Në planin financiar nuk duhen filluar operacione të rrezikshme. 

Peshqit

Marrëdhënia në çift do jetë më e bukur gjatë kësaj dite. Do i jepni më tepër rëndësi jetës intime dhe do provoni kënaqësi të reja. Edhe beqarët do bëjnë gjithçka që ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Falë mbështetjes së yjeve do ia arrijnë qëllimit. Situata financiare do fillojë dalëngadalë të përmirësohet. /b.l/noa.al/