Transmetuar më 18-10-2017, 11:04

Një foshnjë e sapolindur është braktisur nga nëna e saj. Foshnja u dërgua për kujdes mjekësor, ku fatmirësisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Braktisja e foshnjës u bë këtë të martë në Prishtinë, ku lidhur me këtë rast policia, ka shoqëruar dy persona, një burrë dhe një grua, rreth të cilëve vijojnë hetimet.

Të dyshuarit, pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë për rastin.

Ndërkohë foshnja e braktisur ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të hetimeve për gjetjen e nënës, pritet që foshnja të kalojë në shtëpinë e fëmijës. /a.y/noa.al