Transmetuar më 18-10-2017, 09:31

Një djalë i ri ka gjetur vdekjen i ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në Kopenhagen të Danimarkës.

Më konkretisht në lagjen “Ragnhildgade”, është qëlluar për vdekje një i ri shqiptar.

Viktima është i moshës 16-vjeçare nga fshat Xhepisht i Tetovës, ndërsa prej tij mësohet vetëm emri Servet.

Bëhet e ditur se i riu jeton prej shumë kohësh bashkë me familjen në Kopenhagen.

Nuk dihen ende rrethanat e krimit, ndërkohë që paraprakisht dyshimet bien mbi një grup arabësh.

Policia kërkon ndihnëm e dëshmitarëve për të identifikuar autorët si dhe për të zbuluar më shumë mbi krimin. /a.y/noa.al