Transmetuar më 18-10-2017, 00:06

Një person dyshohet se është përdhunuar nga një mashkull tjetër në Prizren të Kosovës. Policia është në kërkim të personit i cili përdhunoi 27 vjeçarin.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, viktima është dërguar për trajtim të mëtejshëm në spitalin rajonal të Prizrenit.

Viktima me inicialet A.M., 27 vjeç, dyshohet se është përdhunuar ditwn e djeshme rreth orës 16:00.

Ngjarja u pa nga punonjësit e shërbimit urgjent në rrugën ‘Tirana’ në Prizren, të cilët edhe njoftuan policinë.

Policia ende po e konsideron rastin si tentativë për përdhunim.

Pjesëtarët e stafit mjekësor që i kishin ofruar ndihmë viktimës së përdhunuar nuk ishin në punë të martën, por as nuk deshën të flasin para kamerës për rastin, edhe pse dëshmitë i kishin dhënë në polici.

Por një dëshmitare që punon në afërsi të vendit të ngjarjes tregoi në kushte anonimiteti se çfarë pa, pasi erdhën policët në vendin e ngjarjes.

“Ka pas vështirësi me ecë, u shihke që nuk kishte mirë vetëdije”, tha ajo për Klan Kosova.

Policia ka konfirmuar se babai i viktimës kishte deklaruar se djali është me aftësi të veçanta.