Transmetuar më 17-10-2017, 00:58

Prezantuesi i njohur i televizionit shqiptar, Adi Krasta është një adhurues i madh i muzikës italiane.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka ndarë një këngë të interpretuar nga këngëtarja Milva, në festivalin e famshëm të San Remos, në vitin 1973.

Krasta zbulon se kjo këngë konsiderohej e humbur.

Postimi i Adi Krastës në Facebook:

“Rai zbulon te paprekur dhe ne cilesi te larte te regjistrimit muzikor kete kenge te Albertelli e Colonello te kenduar nga Milva ne vitin 1973. Konsiderohej e humbur. E degjova rastesisht per here te pare sot ne rrugen e kthimit nga Prishtina dhe mendova ta ndaj me te gjithe ata qe muziken nuk e ndajne ne epoka por ne frymezim dhe emocion”./a.k/noa.al/