Transmetuar më 16-10-2017, 22:21

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot, në rrugën “Pezë Helmës”.

Policia e Tiranës sqaron se një këmbësor është aksidentuar nga një automjet, ku për fat të keq 66-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 20:30, ku mjeti me targë TR5619E, me drejtues shtetasin M.H., ka aksidentuar këmbësorin A.B., 66 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese