Transmetuar më 16-10-2017, 22:01

Një  konflikt mes disa të rinjsh ka alarmuar qytetarët e Vlorës në orët e para të mbrëmjes.

Mësohet se ata janë goditur me grushte, madje kanë përdorur edhe thika gjatë përleshjes, shkruan VloraNews.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes pohuan se një grup prej tyre shtrinë në  tokë një të ri duke ushtruar dhunë mbi të.

Nuk munguan goditjet me thikë dhe sende të tjera.

Ngjarja ka ndodhur pranë  universitetit ‘Ismail Qemali’, pikërisht në ditën e parë  të  fillimit të  vitit të ri akademik. Për nga dinamika e ngjarjes, mund të kishte përfudnuar në një tragjedi të vërtetë, por për fat të mirë gjithçka përfundoi me disa lëndime të lehta. /k.k/noa.al/