Transmetuar më 16-10-2017, 21:42

Një prej gazetareve më të njohura është vrarë me bombë, ndërsa ajo do të mbahet mend për zbulimin e një prej skandaleve më të mëdha.

Ajo është gazetarja nga Malta, Daphne Caruana Galicia e cila u vra gjatë një sulmi me bombë. Gazetarja në fjalë arriti të zbulojë skandalin e “Panama Papers”.

Msohet se ajo u vra në makinë pranë shtëpisë së saj. Mediat lokale thonë se një nga fëmijët e saj dëgjoi shpërthimin dhe nxitoi jashtë.

Ndërsa lidhur me shkrimet që ajo publikonte kishte sulmuar disa herë dhe kryeministrin e Maltës Joseph Muscat dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit.

Ndërsa në një reagim për media vetë kryeministri është shprehur: “Dënoj pa rezerva këtë sulm barbar ndaj një personi e cili përdori lirinë e shprehjes në vendin tonë. Të gjithë e dinë se znj. Caruana Galicia ishte një kritike e ashpër e imja, politikisht dhe personalisht, ashtu siç ishte edhe për të tjerët”.

Televizioni i Maltës raportoi se Caruana Galicia kishte paraqitur një ankesë në polici dy javë më parë për të thënë se ajo kishte marrë kërcënime, por nuk u dhanë informacione të mëtejshme. /k.k/noa.al/