Transmetuar më 16-10-2017, 21:26

Një histori e denjë për skenar filmi ajo e publikuar sot në emisionin “Me zmër të hapur”.

Pas akuzave që ish-gruaja lëshoi në drejtim të tij, vjen reagimi i ish-bashkëshortit të saj. Kastriot Mustafallari, përballë ish-bashkëshortes së tij, Marjetës, lëshoi lumë akuzash në drejtim të saj dhe të djalit të tyre.

Po ashtu, ai shkoi edhe më rendë, ndërsa shtoi se Marjeta i kërkonte 10 mijë lekë sa herë që i vinte nëna, që të flinin bashkë.

“Ti gënjen në çdo moment. Gënjen në gjyq, në polici, në jetë. Gënjeshtrat dalin në dritë gjithmonë. Ti e pranove tradhtinë kur vdiq ai person dhe the se ‘s’më bën dot gjë’. Ishe ti që merrje çantat me drogë djalit. Ti e di që lavamani i banjos është thyer pasi djali jonë pinte drogë me hundë dhe ne u zumë shumë. Ne kemi jetuar për shumë vite të veçuar. Ishe ti që më thoje që do i japësh 10 mijë leke mamasë time kur të vijë, ndryshe s’do flesh me mua.”, tha Kastriot Mustafallari.