Transmetuar më 16-10-2017, 19:56

Një person në Tiranë i cili kishte hipur në një vinç rreth orës 17:30, kërcënoi se do të hidhej nga lartësia.

Në vendngjarje mbërritën edhe policia dhe zjarrëfiksja.

Kërcënimi për hedhje nga vinçi, pranë Pallatit të Operës dhe Baletit, zgjati rreth një orë.

Pas negociatave të bëra nga Policia, nga një i afërm dhe një gazetar, u arrit që Saimir  Zalla 35 vjeç nga Lezha, të zbrite  nga vinçi.

Zalla u shoqërua në ambientet e policisë dhe sipas deklarimeve paraparake të thëna prej tij, e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte divorcuar me bashkëshorten dhe kishte probleme se ish-bashkëshortja nuk e lejonte të takonte dy fëmijët e tij./a.k/noa.al/