Transmetuar më 16-10-2017, 19:50

Një vajzë e re ka përfunduar në QSUT, pasi piu disa ilaçe të llojit “xanax”.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, më pas vajza ka dëmtuar veten edhe me mjete prerëse duke shkaktuar plagë.

Mësohet se e reja ësthë një shtetase nga Rusia, e cila përfundoi me urgjencë në spital.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku 21-vjeçarja me inicialet Z.G në gjendje të rënduar psikologjike kishte bërë këtë veprim.

Sipas njoftimit të policisë, fatmirësisht e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

 Komisariati i Policisë Nr. 1 Më datë 15.10.2017, ka shkuar në QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasja ruse Z.G, vjeç 21, banuese në Tiranë, e cila në gjendje të rëndë psikologjike, ka pirë ilaçe “Xanax” dhe më pas ka dëmtuar veten me mjete prerëse. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. /k.k/noa.al/