Transmetuar më 16-10-2017, 19:00

Sot rreth orës 13:30 është  shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka konfirmuar për mediat vendase se viktima është i moshës 37-vjeçare.

“Ju konfirmoj se sot reth ores 13:30, është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë. Viktima e moshës 37 vjeçare nga komuna e Lipjanit, para 2 muje ishte diagnostifikuar me tuberkuloz, ndërkohë që më shumë se 2 javë i diagnostifikuar edhe me fruth, ndodhej në Klinikën Infketive.

Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm dhe reanimimit nga stafi Klinikës Infektive, ai nuk mundi të mbijetoi, meqe gjendja ishte shumë e rëndë.”, ka thënë Fazliu për Indeksonline.

Më herët, autoritetet shëndetësore bënë apel për kujdes nga ana e qytetarëve në mënyrë që të kenë kujdes, pasi kjo sëmundje shfaq rrezikshmëri të lartë. /k.k/noa.al/