Transmetuar më 16-10-2017, 18:51

Ka zgjatur rreth një orë kërcënimi me hedhje nga një vinç i lartë pranë Pallatit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Një person nga Lezha, i quajtur Saimir Zalli, kërkoi të takohej me Prokurorin e Tiranës, për t’i komunikuar diçka.

Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes, duke rrethuar zonën. Ashtu sikurse në raste të tjera, edhe në këtë rast, nuk pati pasoja dhe kërcënuesi zbriti pas negociatave me policinë.

Pas komunikimit dhe negociatave me policinë, burri 35 vjeç, ka zbritur nga mjeti i lartë. Ai do të shoqërohet në polici ku edhe do të japë sqarimet nevojshme se përse ndërmori këtë rrugë.

Ende nuk dihen arsyen konkrete që pse ai hipi në vinçin e lartë që përdoret për ngritjen e materialeve ndërtuese. Ishin qytetarë pranë vendit të ngjarjes, ata që lajmëruan policinë. /b.l/noa.al/