Transmetuar më 16-10-2017, 18:26

Një person ka hipur në një vinç në Tiranë dhe kërcënon me hedhje. Personi ende i pa identifikuar ka hipur tek një vinç pranë Pallatit të Operës dhe Baletit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, duke rrethuar zonën pranë qendrës së Tiranës. Ende nuk dihen arsyet se pse personi në fjalë kërcënon të hidhet nga lartësia.

Sipas të dhënave të parave, personi në fjalë është rreth 35 vjeç. Ishin qytetarë pranë vendit të ngjarjes, ata që lajmëruan policinë.

Forcat e shpëtimit janë angazhuar menjëherë, ndërsa në pamjet e siguruara burri shfaqet mbi vinç herë duke pirë cigare dhe herë tjetër duke folur në telefon.

Ky nuk është rasti i parë dhe në rastet e mëparshme, personat kërcënues kanë zbritur pas negociatave me policinë.