Ekspertët e FMN-së arritën në përfundimin se kostoja e zbatimit të legjislacionit fiskal sidomos TVSH-së, bën që bizneset e vogla të limitojnë investimet në prodhim dhe në inovacion dhe në këtë mënyrë ul produktivitetin e tyre
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se përfshira në TVSH e penalizon biznesin e vogël. Një studim i FMN, “Administrata Tatimore dhe performanca e bizneseve: Të dhëna të reja dhe dëshmi për tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim”, tregon se si kompleksiteti i taksave rrit kostot tek bizneset e vogla dhe ul produktivitetin e tyre.
FMN ka gjetur se kostot e administrimit së taksave mund të shtojnë në mënyrë të konsiderueshme barrën me të cilën përballen bizneset.
Këto kosto mund të jenë veçanërisht të vështira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e reja.
Për shembull, te kompanitë e vogla, procedura e rimbursimit të TVSH është e njëjtë me atë të një kompanie të madhe, pavarësisht se shuma që mund të përfitohet është shumëfish më e vogël.
Për kompanitë e mëdha, kostot e përmbushjes së detyrimeve tatimore zënë një përqindje më të vogël për shkak të nivelit të specializimit që kanë dhe përfitimeve që këto bizneseve kanë nga ekonomia e shkallës.
Por procedurat pas pagesës së TVSH (p.sh., duke kërkuar rimbursimin e TVSH-së, duke kaluar një auditim tatimor ose një vlerësim tatimor) mund të jenë më sfiduese për tatimpaguesit e vegjël dhe firmat më të reja dhe me më pak përvojë.
Ekspertët e FMN-së arritën në përfundimin se kostoja e zbatimit të legjislacionit fiskal sidomos TVSH-së, bën që bizneset e vogla të limitojnë investimet në prodhim dhe në inovacion dhe në këtë mënyrë ul produktivitetin e tyre.
Barra e lartë e përputhshmërisë transferon burimet nga aktivitetet prodhuese (p.sh., investimin në kapital fizik dhe produktivitetin në rritjen e inovacionit) dhe rrit kostot e inputeve.
Studimi i FMN-së në të njëjtën kohë dëshmon se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe firmat më të reja në përgjithësi janë më pak produktive, sesa firmat më të mëdha dhe ato më me përvojë në treg.
Ekspertët e FMN-së kanë arritur në përfundimin se kostoja e zbatimit të legjislacionit fiskal sidomos TVSH-së, bën që bizneset e vogla të limitojnë investimet në prodhim dhe në inovacion dhe në këtë mënyrë ul produktivitetin e tyre.
Për më tepër FMN thotë se rritet informaliteti. Studimi i Fondit thotë se bizneset e vogla dhe të reja ka të ngjarë të përfitojnë më shumë se firma ato të mëdha dhe më të maturuara në rast se administratat tatimore lehtësojnë barrën e pajtueshmërisë tatimore.
“Një barrë e vështirë për t’iu përgjigjur taksave lidhet me evazionin fiskal, me më shumë korrupsion, me më pak investime dhe me më pak të ardhura për bizneset”, – thotë studimi i FMN-së.
FMN konstaton se një reduktim prej 10% në barrën administrative të taksave, e matur nga numri i pagesave të taksave në vit dhe koha e kërkuar për të paguar taksat çon në një rritje prej 3% të të ardhurave për bizneset.
Studimi i FMN-së mori në konsideratë të dhëna nga 21 vende në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përgjatë 2013-2016.
Studimi i FMN-së përfshiu Shqipërinë, Armeninë, Egjiptin, Etiopinë, Maqedoninë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kenian, Kosovën, Kirgistanin, Madagaskarin, Malawin, Malajzinë, Namibinë, Rumaninë, Serbinë, Tanzaninë, Ugandën, Vietnamin dhe Zambian.
Më shumë mbi argumentin e ditës:
Debati për TVSH, Rama: Opozita broçkulla për të hapur panik. Basha: Je çoroditur komplet
Debati për TVSH, Rama: Braçe, zëri që si ka tradhtuar kurrë interesat e dobtëve, opozita hap panik
Gjykata e Lartë rrëzon planin e Ramës që TVSH të shtrihet në të gjitha bizneset
Basha: Nisim tur kundër TVSH-së për biznesin e vogël, ne e kemi zgjidhjen
Rama prezanton buxhetin e 2018: Pse bizneset e vogla do jenë me TVSH