Transmetuar më 16-10-2017, 17:23

Dukesha Kate duket se e ka hedhur pas krahëve sëmundjen e mëngjesit që prek vetëm 3% të grave shtatzënë dhe është parë pranë princ William dhe princ Harry-it këtë të hënë në stacionin e trenit “Paddington” në Londër për të takuar kastin e aktorëve dhe ekuipazhin e filmit që do publikohet së shpejti, ‘Paddington 2’.

Kate dukej shumë elegante, e veshur me një fustan rozë të lehtë të kombinuar nga këpucë dhe çantë të zezë. Flokët i kishte si gjithnjë të lëshuara me onde shumë natyrale, e ndërsa rripi i zi në bel ia vinte më shumë në pah barkun e fryrë.

Për asnjë moment, Dukesha nuk e ka larguar buzëqeshjen nga fytyra, tipari i saj dallues në çdo dalje publike. Kjo është dalja e saj e dytë që pas lajmit se është shtatzënë.

Pak ditë më parë Kate Middleton bëri kthimin e saj të parashikuar në jetën publike që nga shpallja e shtatzënisë së saj të tretë për të bashkë-organizuar një pritje për punëtorët në nder të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor me Princin William dhe Princ Harry.

Dukesha e Kembrixhit u filmua nga një gazetar që arriti në ngjarjen e Pallatit të Buckinghamit në një vishje prej 795 dollarë. /b.l/noa.al/