Transmetuar më 16-10-2017, 16:06

Një baba i dhunshëm ka përfunduar në prangat e policisë pas dhunës që ushtroi mbi vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi XH.S., 47 vjeç, me banim në Tiranë.

Arrestimi i tij erdhi pasi dyshohet se XH.S., ka ushtruar dhunë fizike në banesë ndaj të bijës A.S., 17 vjeçe, pas një debati që ka nisur fillimisht me fjalë për motive të dobëta.

Por dhuna nuk përfundon me kaq, kur kushërira 14 vjeçare D.K., e cila kishte ardhur tek halla ka ndërhyrë për të mbrojtur 17 vjeçaren nga grushtat e të atit, është dhunuar edhe ajo vetë nga vëllai i saj B.K., 15 vjeç.

Sipas informacioneve 15 vjeçarit nuk i ka pëlqyer ndërhyrja e motrës së tij mes debatit që po zhvillohej mes babait dhe vajzës dhe ka preferuar edhe ai ta zgjidhë me dhunë ngjarjen.

Lidhur me rastin materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të Xh.S., dhe B.K., për veprën penale “Dhunë në familje”. /b.l/noa.al/