Transmetuar më 16-10-2017, 15:19

Një efektiv policie mbeti i plagosur pasi një automjet tip “Benz” u përplas me një makinë policie.

Aksidenti u regjistrua pasditen e sotme në qendër të qytetit të Durrësit, në vendin e njohur si Lulishtja pranë sheshit ‘Pranvera’.

Sipas informacioneve paraprake automjeti i patrullës është përplasur me një automjet luksoz tip “Benz” me targa AA 353 NH.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë zonë, ndërkohë që forcat e policisë po punojnë për lirimin e trafikut.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku ka qenë aksidental.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. “DurrësLajm” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes. /b.l/noa.al/