Transmetuar më 16-10-2017, 14:57

Një vajzë e re në Tiranë, ka tentuar që t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike, duke pirë një grusht me ilaçe dhe duke tentuar të dëmtojë veten me sende prerëse.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e diel, ku e reja ka mundur të shpëtohet nga familjarët.

21-vjeçarja Z.G., banuese në Tiranë është dërguar në QSUT, pasi në gjendje të rëndë psikologjike, ka pirë ilaçe “Xanax” dhe më pas ka dëmtuar veten me mjete prerëse.

Pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha, fatmirësisht e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se prej disa kohësh 21-vjeçarja kishte shfaqur simptoma depresioni dhe në gjendje të tronditjes së thellë ka pirë një grusht ilaçesh antidepresiv dhe më pas me një mjet prerës ka dëmtuar veten.

Ilaçi i përdorur nga vajza, “Xanax”, përdoret shpesh për të trajtuar ankthin dhe kohëzgjatjen e tij.

Tabletat “Xanax” përdoren vetëm për trajtimin e ankthit të theksuar, dhe ankthit të shoqëruar me depresion.

Sakaq për të zbuluar më shumë mbi tentativën e flijimit të së resë, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim. /a.y/noa.al