Transmetuar më 16-10-2017, 14:37

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u takua sot me krerët e policisë kriminale, pak ditë pas Kryeministri Edi Rama, lajmëroi nisjen e fazës së dytë të operacionit masiv në vend pas kanabisit, atë të goditjes së elementëve kriminalë.

Ndërsa ka vlerësuar aksionin antikanabis, ai ka thënë se është shkëputur një pjesë e implikuar e policisë nga kjo veprimtari kriminale.

Ai u kërkoi krerëve të policisë të tregohen “më të fortë me ‘të fortët’. Goditjet të mos kenë tolerim”.

Po ashtu Xhafaj lajmëroi masa të ashpra ndaj disa oficerëve hetimor në qarqe të ndryshme të vendit.

Ai ka kërkuar që të rritet cilësia e informacionit policor, duke nënvizuar se në radhët e uniformave blu do të ketë punonjës të bazuar në vetëm dy kritere, aftësi profesionale dhe integritet. /a.y/noa.al