Transmetuar më 16-10-2017, 13:27

Futbollisti i njohur i Barcelonës, Lionel Messi ka njoftuar se do të bëhet baba për herë të tretë.

Lajmin e mrekullueshëm e ka dhënë bashkëshortja e tij nëpërmjet një fotoje në Instagram ku tre djemtë e familjes po i prekin barkun Antonelës. Bashkangjitur fotos, ajo shkruan: “Familje me 5 persona”.

Nuk e dinë ende gjininë e bebit që pritet të vijë shumë shpejt, por shpresojmë të jetë vajzë duke qenë se ata kanë dy djem, Thiago 4-vjeç dhe Mateo 2-vjeç.

Pak muaj më parë, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre disa vjeçare në një dasmë luksoze e cila u mbajt në 30 qershor të këtij viti.

Ky është një lajm shumë i bukur, dhe duket se fati i ka vënë sërish në “garë” Messin dhe Ronaldon, ku edhe e dashura e këtij të fundit Georgina Rodriguez është në një pritjke të ëmbël. /b.l/noa.al/