Transmetuar më 16-10-2017, 13:14

Është ndër të paktët personazhe të ekranit, për jetën private të të cilit dihet fare pak, për shkak se është treguar gjithmonë i rezervuar.

Por edhe Arian Çani, e ka anën e tij familjare, përtej veshjes së zezë që mban çdo të premte në emisionin “Zonë e lirë”.

Ai është fotografuar këtë fundjavë me bashkëshorten dhe vajzën e tyre, në një qendër tregtare duke bërë shoping.

E gjithë familja shihet e veshur sportive, ndërkohë që bien në sy format e rregullta trupore të gruas së Çanit.

Po ashtu zonja e tij duket mjaft simpatike, edhe pse e thjeshtë dhe pa tualet. /a.y/noa.al