Transmetuar më 16-10-2017, 12:09

Zbulohet lëndë narkotike gati për t’u shpërndarë, e cila ishte ndarë në doza në qese farmaceutike.

Gjatë ditës së djeshme, efektivët e komisariatit nr.6 në kryeqytet, sekuestruan një sasi prej 1.7 kilogramë kanabis sativa, e ndarë në 162 doza nëpër qese farmaceutike.

Në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë, në katin e shtatë të një pallati, tek vendi i matësave të ujit,  u gjet 1.7 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e darë në 162 doza nëpër qese farmaceutike.

Lënda narkotike dyshohet se është lënë aty nga poseduesit, si rezultat i presionit dhe kontrollit të vazhdueshëm që policia po kryen për të goditur aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al