Transmetuar më 16-10-2017, 11:20

Zbulohet lëndë narkotike në tentativë për t’u trafikuar përtej kufirit drejt Greqisë, duke bërë që të vihet në pranga një person.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në dalje të Shqipërisë është paraqitur 54-vjeçari Petrit Vranja me automjetin me targa AXH1978.

Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në gomën rezervë kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Pesha totale e lëndës rezultoi 3.5 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e uniformave 54-vjeçari nga Durrësi u vu në prangat e policisë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. /a.y/noa.al