Transmetuar më 16-10-2017, 11:19

Ka qenë një ide krejt ndryshe nga ato që u lindin zakonisht personazheve të njohur për dasmat spektakolare.

Labinot Gashi, për të marrë Qëndresën nga Prishtina drejt Pejës, qytetit të tij të lindjes, ka zgjedhur trenin. Duke mbledhur disa miq të ngushtë, Labi e ka kthyer këtë udhëtim Prishtinë – Pejë në një festë të vërtetë.

Ambienti modest, i dekoruar me disa shirita e tullumbace të bardha, është vënë i gjithi në shërbim të çiftit, por edhe të të ftuarve që kanë përfituar nga rasti për të bërë foto e video në profilet e tyre.

Shumë prej personazheve të njohur të ekranit janë bërë pjesë e dasmës së Labit dhe Qëndresës. Kështu, Big Mama, një nga mikeshat e ngushta të Labit, e ftuar në dasmë, ka ndarë me miqtë emocionet e kësaj dite emocionuese edhe për të.

Ajo e ka uruar çiftin edhe përmes profilit të saj në Instagram. Po ashtu, të pranishëm në festë kanë qenë edhe Vesel Kurtishaj, Besnik Qaka, Sinan Hoxha etj.

Labi dhe partnerja e tij kanë kurorëzuar historinë e dashurisë në martesë pas shumë vitesh lidhje.

Gjatë gjithë kohës Labi u pa i buzëqeshur, duke respektuar gjithë mysafirët që e kishin nderuar, mes tyre shumë personazhe të njohur të skenës shqiptare. /b.l/noa.al/